Milani dëshiron që në verë t’i bëjë disa transferime, derisa sërish po shikon në listën e Chelseat.
Rossonerët po tentojnë të mbyllin marrëveshjen me The Blues për Fikayo Tomroin që e kishin në huazim në edicionin që lamë pas.
Por, mbrojtësi i anglez nuk është i vetmi në listën e klubit italian, pasi aty tashmë është futur edhe Tino Livramento.
Talenti 18-vjeçar që është zgjedhur si lojtari i vitit i akademisë së Chelseat, mund t’i bashkohet Milanit në këtë verë.
Kontrata e mbrojtësit të djathtë skadon në vitin 2022 dhe blutë po mendojnë që t’i ofrojë kontratë të re, mirëpo interesimi i skuadrës italiane mund t’i ndryshojë gjërat.
Livramento ka luajtur 20ndeshje në edicionin e kaluar për akademinë e Chelseat, derisa ka shënuar dy gola dhe ka bërë gjashtë asistime. /Telegrafi/