Site icon Telegrafi

Tjetër rekord i CR7 në Ligën e Kampionëve: Lojtari i vetëm që shënon në secilën ndeshje të fazës grupore

(Foto: Getty Images)

Cristiano Ronaldo ka thyer edhe një rekord në historinë e Ligës së Kampionëve, me golin e shënuar kundër Borussia Dortmundit në ndeshjen e fazës grupore të Ligës së Kampionëve.

Real Madridi fitoi me rezultat 3-2 në një ndeshje për t’u shijuar nga futbolldashësit, ndërsa njërin prej golave e realizoi superylli i Los Blancos.

Lexo po ashtu Gola dhe spektakël, Reali triumfon ndaj Dortmundit (Video)

Kjo do të thotë se CR7 ka shënuar në secilën ndeshje të fazës grupore të edicionit të sivjetmë të Ligës së Kampionëve (2017/2018) me një total prej nëntë golash të shënuar.

(Foto: Getty Images)

Askush më parë nuk e ka arritur këtë statistikë prej se gara më e madhe evropiane e përfshiu fazën grupore nga sezoni 1992/1993.

Njëkohësisht, ky ishte goli i 114-të i Ronaldos në Ligën e Kampionë dhe në këtë mënyrë, ai e ka rritur akoma më shumë rekordin si golashënuesi më i mirë në histori të Ligës së Kampionëve.

Në xhiron e parë të fazës grupore në edicionin e sivjetmë, Cristiano Ronaldo ia shënoi dy gola APOEL Nicosias. Dy gola të tjerë ia shënoi edhe Borussia Dortmundit në xhiron e dytë.

Ai e shënoi golin e barazimit ndaj Tottenham Hotspur në xhiron e tretë, ndërsa në ndeshjen kthyese ndaj Spursave e shënoi golin e vetëm në humbjen prej 3-1.

(Foto: Getty Images)

Reali ia shënoi gjashtë gola APOEL-it në xhiron e pestë, ndërsa dy prej tyre mbanin firmën e Ronaldos. Dhe goli i 32-vjeçarit nuk mungoi në ndeshjen e xhiros së fundit ndaj BVB. /Telegrafi/

Exit mobile version