Site icon Telegrafi

Tjetër reagim nga Getinjo: Bravo, na keni goditur fort

Një aferë e rap-artistes Loredana Zefi, ka bërë që ajo të jetë krye-tema e mediave vendore dhe atyre zvicerane këto ditë.

E njëjta akuzohet për kanosje, vënie në lajthitje dhe zhvatje të parave ndaj një çifti zviceran rreth të pesëdhjetave.

Teksa ka mbërritur në Kosovë gjatë pasdites të së enjtes, shoqëruar nga partneri i saj, reperi Mozzik, një tjetër reagim lidhur me ngjarje ka ardhur nga vëllai i Mozzikut, reperi Getinjo.

Lexo po ashtu Pas aferës së përfolur, Loredana dhe Mozzik mbërrijnë në Kosovë

Ky i fundit, i cili edhe gjatë ditës së mërkurë bënte thirrje që të mos nxitoheshin em paragjykime ndaj tyre, e ka quajtur këtë ngjarje të gjithën një skenar.

Në një shkrim të publikuar në InstaStory, Getinjo shkruan se sado që të mundohen, nuk do të mund t’ia arrijnë qëllimit për prishjen e imazhit.

“Njeriu është i fortë, krejt i përballon, fyerjet e njerëzve, paragjykimet e njerëzve , popo krejt i përballon njeri. Bravo për këtë planprogram, na keni goditur fort, ja keni arrit! Por kurrë s’keni me arrit me na ndal, kurrë s’keni me arrit me n pa të shkatërruar, kurrë! Ju don xhaxhi Get shumë. Ju pafsha qaty ku doni me më pa”, kanë qenë fjalët e reperit Getinjo në InstaStory. /Telegrafi/

Foto: Getinjo/InstaStory
Exit mobile version