Bukuroshja shqiptare, Morena Taraku, ka vazhduar me publikimin e fotografive që ngacmojnë imagjinatën e gjinisë së fortë.
Pasi i pushtoi faqet rozë me imazhet atraktive nga pushimet në vendet e ngrohta, ajo është rikthyer për të marrë vëmendjen me poza të tjera.
Modelja e shndërruar në këngëtare, këto ditë ka publikuar fotografi nga setet e realizuar në borë.
Porse, ajo nuk ka hezituar të shfaqet me të brendshme apo me bikini duke joshur fokusin e më shumë se një milion ndjekësve të saj në Instagram që i presin me kërshëri imazhet e reja.
Gjatë të premtes, Morena e ka sjellë një pozë të re, në të cilën e ka vënë në plan të parë pjesën e pasme të trupit të saj. /Telegrafi/