Gjilani e ka bërë edhe transferimin e radhës në afatin kalimtar të verës, kësaj radhe duke e marrë një futbollist të Ligës së Parë.
Bëhet fjalë për mesfushorin Dior Zabërgja, i cili tashmë është edhe zyrtarisht pjesë e ekipit bardhekuq, përcjellë “GazetaOlle.com”.
Lajmi konfirmohet nga faqja e përbashkët e Gjilanit dhe Skifterave në Facebook.
“KF Gjilani ka zyrtarizuar transferimin e mesfushorit te talentuar vushtrias Dior Zabergja”.
“22 vjeqari se fundmi ka mbrojtur ngjyrat e KF Vushtrise si dhe me heret ka qene pjese e KF Vellaznimit. Gjithashtu Zabergja ka qene pjese e pandashme e Perfaqsuese se Kosoves U21″, thuhet në njoftimin për shtyp.