Site icon Telegrafi

Tjetër penallti për Interin, por Lautaro gjuan si mos më keq

Interi kishte shansin për të rikthyer epërsinë ndaj Milanit në derbin që po luhet në kuadër të javës së 12-të në Serie A.

Goli i parë u realizua nga Hakan Calhanouglu në minutën e 11-të, pasi Franck Kessie bëri ndërhyrje të palejueshme në zonë.

Shifrat u barazuan në 1-1 me një auto-gol prej Stefan De Vrij, pas vetëm gjashtë minutash lojë nga e para.

Nerazzurët fituan sërish një penallti, pas ndërhyrjes së palejueshme të Fode Ballo Toure në Mateo Darmianin.

Por, nga penalltia, Lautaro Martinez dështoi që në minutën e 27-të, ta fute topin në rrjetë. /Telegrafi/

https://twitter.com/ronaldmorgan_/status/1457441942611152898

Exit mobile version