Herolind Shala ka vazhduar me formën e tij të mrekullueshme në kampionatin çek.
Mesfushori shqiptar ka qenë titullar në fitoren e skuadrës së tij Slovan Liberec 4-2 ndaj Brno.
Pjesa e parë përfundoi pa gola, ndërsa me të filluar e dyta Herolindi asistoi tek goli i parë i skuadrës së tij i shënuar nga Folprecht.
Me këtë fitore Libereci ka kaluar në pozitën e tretë në tabelë me 54 pikë të grumbulluara, tri më pak se Sparta e Pragës në pozitën e dytë.
Shala këtë edicion me Liberecin ka shënuar gjashtë gola në kampionat, një në Ligën e Evropës, ndërsa ka dhuruar shtatë asistime. /Telegrafi/