Telegrafi

Tjetër paraqitje e shkurtër e filmit fantastiko-shkencor të Scarlett Johansson (Video)

Është publikuar edhe një paraqitje e shkurtër e filmit të ri me Scarlett Johansson në rolin kryesor, rreth një muaj e gjysmë para premierës.

“Ghost in the Shell” titullohet filmi fantastiko-shkencor që është i zhanrit triler, ndërsa është shkruar nga skenaristët Jamie Moss dhe Ehren Kruger. Regjinë e ka realizuar Rupert Sanders.

Filmi është i bazuar në filmin e animuar japonez me të njëjtin emër, të cilin e ka krijuar Masamune Shirow.

Lexo po ashtu Profili i Scarlett Johannson: Aktorja më e paguar e Hollywoodit (Video)

Në ekranizimin filmik rolin e kryesor e luan Scarlett Johansson, ndërsa krahas saj, pjesë e ekipit të aktorëve janë edhe Michael Pitt, Pilou Asbaek, Chin Han e Juliette Binoche.

Scarlett luan rolin e një agjenteje në njësinë teknologjike kundër terrorizmit, e cila përballet me sulmuesit në një teknologji të rëndësishme të inteligjencës artificiale që duan ta keqpërdorin.

Premiera e “Ghost in the Shell” është caktuar për datën 31 mars 2017. /Telegrafi/