Telegrafi

Tjetër ofertë e Arsenalit për Lemar, francezi afër transferimit në Angli

Thomas Lemar është dëshira e madhe e Arsenalit për këtë afat kalimtar të verës.

Mediat angleze kanë raportuar se skuadra londineze ka bërë një tjetër ofertë në drejtim të Monacos për t’i siguruar shërbimet e Lemar.

50 milionë funte është oferta e ‘Topçinjve’, për Monacon që ta lënë të lirë transferimin e Neymarit.

Ende nuk ka ndonjë përgjigje zyrtare nga Monaco nëse do të pranojë këtë ofertë apo jo.

Arsenal ka tentuar edhe më parë për të nënshkruar me Lemar, por tri ofertat e tyre me vlerë 30, 40 dhe 45 milionë funte janë refuzuar.

Kampionët e Francës po kërkojnë rreth 55 milionë funte që ta lënë yllin e tyre të lirë. /Telegrafi/