Site icon Telegrafi

Tjetër ndryshim në listën e Kombëtares U21 të Shqipërisë para sfidave me Greqinë dhe Luksmburgun

Kombëtarja U-21 vazhdon përgatitjet në kuadër të dy ndeshjeve miqësore ndaj Greqisë dhe Luksemburgut.

Ekipi kuqezi është stërvitur në kompleksin Tropikal në Durrës, ndërsa pas largimit të Gjergji Kotës dhe Ledjo Tresës nga grumbullimi për arsye dëmtimi, me grupin është bashkuar Renaldo Torraj.

Sakaq, nga grumbullimi është larguar edhe Kevin Zefi për arsye dëmtimi, ndërsa trajneri Alban Bushi ka ftuar Jordi Jakun e Bolognas, i cili do të bashkohet menjëherë me skuadrën.

Derisa ditën e djeshme nga grumbullimi ishin larguar Gjergji Kote dhe Ledjo Tresa për shkak të lëndimit, derisa ishte bashkuar me kuqezinjtë Renaldo Torrajn.

Ekipi kuqezi do të udhëtojë drejt Greqisë ditën e nesërme, ndërsa ndeshja do të luhet të premten në stadiumin “Serres Municipal”, në orën 16:00. /Telegrafi/

Exit mobile version