Telegrafi

Tjetër ndeshje, tjetër rekord nga Messi (Video)

Në ndeshjen kundër Eibarit, Lionel Messi ka vënë një tjetër rekord në kampionatin Spanjoll.

Superylli i Barcelonës shënoi dy gola në triumfin prej 4-0 të skuadrës së tij.

Në këtë mënyrë, ai ka kaluar shifrën prej 20 golash në këtë edicion dhe ky është sezoni i tetë në La Liga, në të cilin argjentinasi shënon 20 e më shumë gola.

Rivali më i afërt për këtë rekord është Cristiano Ronaldo, i cili ka shënuar 20 e më shumë gola në shtatë sezone në kampionatin spanjoll.

Alfredo Di Stefano, Ferenc Puskas, Quini dhe Telmo Zarra, kanë realizuar nga 20 e më shumë gola në gjashtë sezone. /Telegrafi/

0-2: Goli i Messit ndaj Eibarit.

Posted by Telegrafi Sport on Sunday, 6 March 2016

0-3: Messi na pika e bardhë.

Posted by Telegrafi Sport on Sunday, 6 March 2016