Telegrafi

Tjetër ndeshje, tjetër rekord i Messit në La Liga

(Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

Lionel Messi ka vënë një tjetër rekord në La Liga në ndeshjen e të shtunës mbrëma, në të cilën Barcelona e mposhti Mallorcan.

Blaugranët u rikthyen në aksion për herë të parë që nga muaji mars kur ishte pezulluar futbolli si pasojë e pandemisë coronavirus.

Dhe rikthimin e nisën në mënyrën më të mirë me katër gola të shënuar, nga Arturo Vidal, Martin Braithëaite, Jordi Alba dhe Messi. Ky i fundit asistoi edhe në dy gola të tjerë.

(Foto: David Ramos/Getty Images)

Goli i superyllit argjentinas ishte i 20-ti në edicionin e sivjetmë (2019/2020) në kampionatin spanjoll – La Liga. Në këtë mënyrë, ai është bërë lojtari i vetëm që shënon 20 e më shumë gola në elitën e futbollit spanjoll për 12 sezone radhazi.

Lexo po ashtu Notat e lojtarëve: Mallorca 0-4 Barcelona, Messi me notë maksimale

Për më shumë, dy asistimet e tij në sfidën ndaj Mallorcas e çuan në 14 numrin e përgjithshëm të asistimeve këtë sezon, duke u bërë edhe golashënuesi edhe asistuesi më i mirë këtë sezon. /Telegrafi/