Lionel Messi ka vënë një tjetër rekord në La Liga në ndeshjen e të shtunës mbrëma, në të cilën Barcelona e mposhti Mallorcan.
Blaugranët u rikthyen në aksion për herë të parë që nga muaji mars kur ishte pezulluar futbolli si pasojë e pandemisë coronavirus.
Dhe rikthimin e nisën në mënyrën më të mirë me katër gola të shënuar, nga Arturo Vidal, Martin Braithëaite, Jordi Alba dhe Messi. Ky i fundit asistoi edhe në dy gola të tjerë.
Goli i superyllit argjentinas ishte i 20-ti në edicionin e sivjetmë (2019/2020) në kampionatin spanjoll – La Liga. Në këtë mënyrë, ai është bërë lojtari i vetëm që shënon 20 e më shumë gola në elitën e futbollit spanjoll për 12 sezone radhazi.
Për më shumë, dy asistimet e tij në sfidën ndaj Mallorcas e çuan në 14 numrin e përgjithshëm të asistimeve këtë sezon, duke u bërë edhe golashënuesi edhe asistuesi më i mirë këtë sezon. /Telegrafi/
Messi has become the first player to score 20+ goals in 12 straight La Liga seasons 🙌 ⚽#MallorcaBarca pic.twitter.com/rBWNTuiP9h
— GOAL (@goal) June 13, 2020