Telegrafi

Tjetër ndeshje, tjetër fitore – Z Mobile Prishtina fiton bindshëm ndaj kampionit Bashkimi

KB Prishtina, KB Bashkimi (Foto: Facebook/KB Prishtina)

Z Mobile Prishtina vazhdon të njohë vetëm fitore në këtë sezon në Superligën e Kosovës në basketboll. Kampioni në fuqi, Bashkimi, ishte skuadra e fundit që pësoi humbje nga lideri i pakontestueshëm (109-78).

Bardhekaltrit e nisën fuqishëm sfidën duke i shënuar 20 pikë më shumë se kundërshtari në çerekun e parë të lojës (34:14).

Epërsia ishte më e lehtë në dhjetëminutëshin e dytë (25:21), por e mjaftueshëm për të shkuar në pushim me avantazh bindës (59-35).

Kryeqytetasit i shënuan dhjetë pikë më shumë se prizrenasit në fraksionin e tretë të lojës (28:18), për ta ngritur akoma më shumë epërsinë.

Lexo po ashtu Lajmet nga Superliga e Kosovës në basketboll

Ndërsa mysafirët e fituan me tri pikë më shumë çerekun e fundit (22:25), porse avantazhi i nikoqirëve mbeti 31 pikë (109-78).

Pas 18 ndeshjeve të zhvilluara, Z Mobile Prishtina numëron 18 fitore dhe me 36 pikë qëndron në krye të tabelës.

Për Bashkimin, kjo ishte humbja e dhjetë sezonale, ndërsa ka regjistruar vetëm tetë fitore dhe pozicionohet në vend të pestë në renditje. /Telegrafi/