Z Mobile Prishtina ka regjistruar fitoren e radhës në Superligën e Kosovës në baskteboll duke mposhtur Ponte Prizrenin me rezultat 91-73.
Në përballjen e zhvilluar në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në kryeqytet, nikoqirët shënuan dy pikë më shumë se kundërshtari (17:15) në çerekun e parë.
Në pjesëlojën e dytë (26:18), vendasit e ngriten më shumë epërsinë për të shkuar në pushim me rezultat 43-33.
Pas kthimit nga pushimi, skuadra nga Prizreni i shënoi pesë pikë më shumë se bardhekaltrit (20:25) duke shpresuar për kthimin e rezultatit.
Mirëpo, kryeqytetasit e fituan çerekun e fundit (18:15) për ta fituar edhe ndeshjen në përgjithësi.
Nga 12 ndeshje të zhvilluara, Z Mobile Prishtina i ka regjistruar po aq fitore dhe është lider i pakontestueshëm me 24 pikë.
Ponte Prizreni aktualisht mban vendin e gjashtë bë tabelë me pesë fitore dhe tetë humbje. /Telegrafi/