Barcelona ka vendosur t’i ofrojë një mundësi të re Philippe Coutinhos, raporton Mundo Deportivo.
Edhe pse në mediat spanjolle raportohet se braziliani mund të largohet nga katalunasit në këtë afat, duket se gjërat po ndryshojnë për të mirë për lojtarin.
Ronald Komean po i ofron një mundësi të re Coutinhos, derisa do t’i ofron numrin 10-të në fanellë, atë që e kishte Lionel Messi.
Me yllin argjentinas që kaloi në radhët e Paris Saint-Germain, numri është i lirë dhe braziliani pritet ta rrëmbej atë, sipas Mundo Deportivos.
Derisa flitej se mund të kalonte te Arsenali si pjesë e shkëmbimit me Alexandre Lacazetten ose Pierre-Emerick Aubameyang, Coutinho do të luajë së paku edhe për një edicion në Camp Nou.
Braziliani është larg formës që e kishte te Liverpooli, gjersa kishte edhe një sezon si i huazua te Bayern Munichu, duke e fituar Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/