Sukseset e xhudistëve nga Kosova në botë nuk kanë të ndalur.
Pasi Erza Muminovic fitoi medaljen e bronztë, edhe Shpat Zeka (-100 kg) ka fituar një medalje të bronztë.
BREAKING: Erza Muminovic (-44 kg) wins silver medal in the Junior European #Judo Cup #Leibnitz2018. Congratulations to @KosovaJudo.#JudoLeibnitz2018 @europeanjudo @JudoInside pic.twitter.com/pLLPtoVoE9
— NOC KOSOVO 🥇🥇🥇 (@NOCKOSOVO) June 3, 2018
Për këtë është shprehur i lumtur edhe trajneri Driton Kuka, i cili nëpërmjet një postimi në Facebook ka shkruar:
“Medalja e bronztë e Shpatit me vlerë të artë!
Plot pesë fitore me Ippon në Leibnitz. Luftën për finale kundër japonezit e humbi në pesë sekondat e fundit, dominoi kundër garuesve nga Sllovakia, dy nga Gjermania, Franca dhe Austria.
Kupa më e fortë Botërore për junior tregoi potencialin e Shpatit.
Fundjavë me katër medalje dy nga Austria për U21 junior dhe dy nga Ballkaniku në Bosnjë për kadet. Kosova power po tregon vlerat nëpër Evropë!”. /Telegrafi/