Një tjetër lëkundje tërmeti është regjistruar në orën 18:36 minuta në Tiranë.
Sipas, Qendrës Europiane të Sizmologjisë, tërmeti me magnitudë 3.5 ballë ishte me epiqendër 24 kilometra në Veriperëndim të kryeqytetit, pranë Fushë Krujës, me një thellësi prej 5 kilometrash, transmeton Top Channel.
Tirana, por edhe qytete të tjera të vendit u goditën nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5 ballë mesditën e sotme, i cili është shoqëruar nga dhjetëra lëkundje më të lehta.