E plotësuar: Kërcënimi i dytë me bombë në Aeroportin e Prishtinës, ka rezultuar të jetë sërish i rremë.
Zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti i ka thënë Telegrafit se pas ndërmarrjes së të gjitha veprimeve nuk është gjetur asgjë e dyshimtë.
“Pas ndërmarrjes së të gjitha veprimeve të nevojshme operative si dhe kontrollit të detajuar të hapësirës së caktuar nga ana e njësive të specializuara për menaxhimin me mjetet shpërthyese, nuk është gjetë asgjë e dyshimtë”, tha Ahmeti.
Ajo shtoi se rasti po trajtohet nga njësitet kompetente.
——————-
Tjetër kërcënim me bombë në Aeroportin e Prishtinës, i dyti për sot
Policia e Kosovës ka njoftuar se rreth orës 19:00 ka pranuar edhe një tjetër kërcënim me bombë në Aeroportin e Prishtinës, “Adem Jashari”.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 19:00 është pranuar një informatë tjetër, për dyshimet që ndërlidhen me një shpërthim të mundshëm në Aeroportin Ndërkombëtar ‘Adem Jashari’. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situatën”, ka thënë Ahmeti.
Kujtojmë se rreth orës 16:00 Policia e Kosovës kishte pranuar edhe një alarm tjetër për bombë.
Pasi që udhëtarët dhe personeli ishin evakuar, zëdhënësja e aeroportit, Valentina Gara, ka njoftuar se alarmi ka rezultuar të jetë i rremë. /Telegrafi/