Biznesmeni shqiptar, Qazim Osmani, ia ka vënë syrin një tjetër këngëtareje serbe – shkruajnë mediat e atjeshme.
52-vjeçari ka kaluar fundjavën që lamë pas në Sarajevë me këngëtaren Indira Aradinovic dhe tashmë kanë filluar spekulimet për lidhje mes tyre.
Megjithatë, në një prononcim për gazetën serbe Blic, 29-vjeçarja ka thënë se ajo e di se Qazimit i pëlqejnë këngëtaret, porse tek ajo “nuk ka shans”, pasi nuk i interesojnë biznesmenët e as meshkujt më të moshuar se ajo.
“Mes nesh nuk ka asgjë dhe nuk do të ketë! Në bazë të moshës, ai mund të jetë babai im”.
“Po të provonte diçka, do ta refuzoja, sepse nuk është tipi im”, ka deklaruar Indira. /Telegrafi/