Telegrafi

Tjetër imazh nga fotosesioni me bikini i Melindës

Melinda Ademi (Instagram/Foto: melindaademi)

Javë më parë, Melinda Ademi publikoi disa fotografi nga fotosesioni me bikini që tërhoqën vëmendjen e fansave të saj.

Ajo kishte realizuar një set fotografik me Arban Osmanin, ndërsa shfaqej për mrekulli teksa pozonte me bikini.

Ndërsa këto ditë, Melinda e ka publikuar edhe një tjetër fotografi nga ai fotosesion duke marrë dhjetëra mijëra pëlqime nga fansat e saj.

Krahas të qenit një këngëtare e suksesshme, reperja e popullarizuar është mjaft e ndjekur edhe në rrjetet sociale (mbi 892 mijë ndjekës në Instagram), ku ndan imazhe të ndryshme për fansat e saj të shumtë.

Sa i përket realizimit më të fundit muzikor, “Pika pika” është kënga që e ka publikuar me videoklip në muajin qershor dhe numëron mbi 13 milionë shikime deri më tani. /Telegrafi/