Milani ka dështuar përballë Napolit, pasi është mposhtur në shtëpi me rezultat 1-0 në kuadër të javës së 27-të në Serie A.
Rossonerët e filluan më mirë takimin, duke rrezikuar pas vetëm pesë minutash lojë me anë të Rafael Leaos që lëshoi një mundësi të artë shënimi.
Më pas Napoli krijoi një mundësi të miri shënimi me anë të Piotr Zielinskit (16’), por krosimi i tij përfundoi në duart e Gianluigi Donnarummas.
🎙️ Segui la cronaca di #MilanNapoli LIVE sull'App!
📲 https://t.co/k2zluibzhx#SempreMilan pic.twitter.com/9qVdVrPDsk— AC Milan (@acmilan) March 14, 2021
Pjesa e parë përfundoi pa gola, derisa e dyta kishte një tjetër pamje.
Në minutën e 49-të, napolitanët kaluan në epërsi me anë të Matteo Politanos, derisa Zielinski ishte në rolin e asistuesit.
https://twitter.com/Yeshwajoe/status/1371206331839971328
Takimi më pas kaloi në duart e mysafirëve, që krijuan një tjetër rast me anë të Fabian Ruizit, që dështoi të shënonte nga një goditje volej.
Më pas, Milani tentoi t’i barazonte shifrat, por goditja e Ante Rebic ishte e parrezikshme për portierin e Napolit.
⏱ 80’ | Doppia sostituzione per noi
↩️ @MPolitano16 e Demme
↪️ Mario Rui e @TimoeB08 #MilanNapoli 0-1💙 #ForzaNapoliSempre pic.twitter.com/EG2O9MOMrk
— Official SSC Napoli (@sscnapoli) March 14, 2021
Pas javës së 27-të, Milani gjendet në vendin e dytë me 56 pikë, nëntë më pak se lideri Interi, gjersa Napoli është në të pestin me 50 sosh. /Telegrafi/