Telegrafi

Tjetër grup në PD kërkon largimin e Bashës

Pas lëvizjes “Basha IK”, tashmë një grup tjetër ka kërkuar largimin e kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, pas rezultateve të dobëta në zgjedhje. Mes emrave që kanë firmosur kërkesën për largimin e Bashës janë deputetë dhe aktivistë të saj. Deklaratën e poshtë mund ta lexoni më poshtë.

Lexo po ashtu Basha të ikë që sot, Berisha të mbështesë zgjedhjet e brendshme në PD
Lexo po ashtu Nëntëmbëdhjetë anëtarët e Kryesisë, kërkojnë ndryshme në PD: Basha, ik!

“Të shqetësuar:

-Për rezultatin katastrofik te PD në këto zgjedhje;

-Për thellimin e dobësimit të kapaciteteve konkuruese elektorale dhe organizative të PD-së

-Për shkeljet e rënda dhe nëpërkëmbjet statutore 4 vjeçare,

-Për kërcënimin e identitetit tonë si demokrate nga goditjet sistematike të qëllimshme e kompleksive të simboleve të PD,

-Për mospërfilljen e vazhdueshme të forumeve vendimmarrëse të PD-së;

-Për mungesën e një perspektive të afërt, të qartë,shpresëdhënëse për demokratët;

Të ndërgjegjshëm për peshën e rēndë të misionit opozitar përballë maxhorancës të pamerituar dhe të pakontrolluar të Edi Ramë-s e cila u mundësua nga sjellja e papërgjegjshme dhe pazaret okulte politike të Lulzim Bashës,

Të ndodhur në një situatë të paprecedent të rënies së rezultateve elektorale të PD-së gjatë kohës së qënies në opozitë dhe të precedentit të zbatuar ne PD nga Kryetari i Partisë,për raste të tilla;

Kërkojmë:

1.Dorëheqjen e menjëherëshme dhe të parevokueshme të Kryetarit, Lulzim Basha, si përgjegjës i vetëm për humbjen e paprecedent dhe dramatike të PD në këto zgjedhje si dhe për dështimet e njëpasnjëshme elektorale gjatë mandatit të tij.

2. Fillimin e një procesi të analizës dhe reflektimit serioz e te pergjegjshem per Rindërtimin e shpejtë te PD, si hap i parë për ringritjen e të djathtës në Shqipëri.

3. Zhvillimin e një procesi zgjedhor gjithëpërfshirës dhe me garanci të plota statutore dhe të çliruar nga çdo ndikim i hapur ose i fshehtë.

I bëjmë thirrje cdo demokrati që t’i bashkangjitet listës së hapur që shoqëron këtë qëndrim.