Arsenali ka vazhduar me lojë të mirë përballë Milanit.
Pasi Henrikh Mkhitaryan shënoi për 0-1 në minutën e 16’, mysafirët kanë shënuar edhe njëherë para pushimit të pjesës së parë.
Mesfushori gjerman, Mesut Ozil asistoi përsëri edhe në golin e dytë.
Kësaj radhe Ozil shërbeu mirë Aaron Ramseyn i cili pasi kaloi portierin shënoi për 0-2.
Me epërsinë e dyfishtë të Arsenalit u mbyllën 45 minutat e para të kësaj sfide. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=5vnQFZ2DYTc