Telegrafi

Tjetër gol nga Aguero (Video)

Manchester City e ka shënuar edhe golin e dytë kundër Chelseat në Stamford Bridge.

Skuadra e Manuel Pellegrinit shënoi nga një kundërsulm i shpejtë i nisur nga De Bruyne.

Futbollisti belg pasoi te Nasri, i cili asistoi për Sergio Agueron dhe argjentinasi ishte sërish i saktë (54’).

Ky mund të konsiderohet gol i sigurisë për Cityn, megjithëse ka akoma lojë. /Telegrafi/