Jahmir Hyka ka vazhduar me formën e tij të mrekullueshme në Amerikë.
Mesfushori shqiptar, ishte titullar si gjithnjë për skuadrën e tij San Jose Earthquakes që triumfoi me rezultat të thellë 3-0 ndaj Portland Timbers.
Vetëm pas tetë minutash lojë, Hyka arriti të shënonte golin e parë në këtë sfidë.
Pas një tollovie në zonë, topi erdhi deri tek mesfushori shqiptar i cili nga afërsia e dërgoi në rrjetë për 1-0.
Ky ishte goli i dytë sezonal për Hykën në kampionatin amerikan.
Kujtojmë që ky është viti i parë i Hykës në kampionatin amerikan pasi në janar u transferua nga skuadra zvicerane, Luzern. /Telegrafi/