Telegrafi

Tjetër goditje për Barcelonën, lëndohet lojtari kryesor (Foto)

Barcelona ka mbetur pa njërin prej lojtarëve kryesorë në ndeshjen finale të Kupës së Mbretit kundër Sevillas.

Luis Suarez pësoi një dëmtim gjatë lojës dhe nuk mund të vazhdonte më. Uruguaiani u detyra ta lëshojë fushën si pasojë e një tërheqjeje muskulore.

Ai u largua në minutën e 57-të, ndërsa vendin e tij e zuri Rafinha.

Lexo më shumë: Lajmet e fundit rreth Transferimeve

Kjo ndeshje nuk po shkon sipas planeve të Luis Enriques, pasi në pjesën e parë u përjashtua Javier Mascherano, ndërsa në gjysmën e dytë mbeti edhe pa qendërsulmuesin kryesor. /Telegrafi/