Skuadra italiane Milan, ka qenë padyshim më aktivja në afatin kalimtar të verës.
Franck Kessie, Ricardo Rodriguez, Hakan Calhanouglu e Andre Silva janë vetëm disa nga lojtarët e transferuar nga Milani.
Por duket se ‘Rossonerët’ nuk e kanë ndërmend të ndalen me kaq.
Transferimi i radhës i Milanit pritet të jetë sulmuesi anësor, Rachid Ghezzal.
Algjeriani është lojtar i lirë pasi i ka skaduar kontrata me Lyonin dhe nuk ka pranuar vazhdimin e saj.
25-vjeçarit iu është ofruar kontratë katër vjeçare nga Milani me tre milionë euro pagë vjetore.
Sipas medieve italiane, brenda kësaj jave Ghezzal pritet t’i kalojë testet mjekësore tek kuqezinjtë dhe të nënshkruajë kontratën e re. /Telegrafi/