Barcelona është në ankth për Lionel Messin, pasi që lojtari ka pësuar një dëmtim tjetër në stërvitjen e fundit.
Lojtari pritej që kthehej në fushë në fundjavë, pasi që ndeshjen Barcelona – Betis, Messi e pa nga shkallët e stadiumit edhe pse stëriti bashkë me shokët gjatë javës.
Por Messi ka marrë një tjetër goditje në stërvitje dhe rrezikon të qëndrojë një muaj jashtë fushave.
Ai do ta humb ndeshjen në fundjavë ndaj Osasunas, por edhe startin e Ligës së Kampionëve.
Osasuna, Valencia, Granada dhe Villareal janë katër kundërshtarët e ardhshëm të Barcelonës në La Liga, ku Messi mund të mungojë në të gjitha.
Barcelona ka mungesa të mëdha pasi edhe Luis Suarez e Ousmane Dembele, janë të lënduar.
Kjo situata mund ta përshpejtojë kalimin e Neymar te Barcelona. /Telegrafi/