Një tjetër bastisje është kryer sot në veri të Mitrovicës, nga ana e Policisë së Kosovës.
Policia e Kosovës ka asistuar zyrtarët e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) në realizimin e një kontrolli në një zyrë ku ka qenë duke funksionuar Sigurimi DUNAV (DUNAV Osiguranje).
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i PK-së për rajonin e veriut, Veton Elshani.
Elshani ka theksuar se pas kontrollit të kryer nga autoritetet përkatëse, dhe në konsultim me Prokurorinë, është hapur një rast për keqpërdorim të autorizimeve ekonomike.
“Sot rreth orës 11e30 Policia e Kosovës ka asistuar zyrtar të BQK-s në realizimin e një kontrolli në një zyre ku ka qenë duke funksionuar Sigurimi DUNAV (DUNAV Osiguranje).Pas kontrollit nga ana e tyre në konsultim me Prokurorin është hap rasti Keqpërdorim i Autorizimeve Ekonomike”, tha Elshani. /Telegrafi/