Site icon Telegrafi

Tjera prapaskena nga parada e Liverpoolit, Wijnaldumit i bie telefoni në tokë derisa po xhironte

Georginio Wijnaldum e ka shijuar në maksimum parakalimin e Liverpolit nëpër rrugët e Anglisë, pas triumfit në Ligën e Kampionëve, duke e mposhtur Tottenham Hotspurin në finale të Madridit.

Gjersa autobusi i skuadrës angleze lëvizte nëpër rrugë, mesfushori holandez hasi në një situatë jo edhe shumë të lakmueshme, pasi telefoni i tij ra në tokë.

Wijnaldum e mori sërish telefonin e tij në duar, mirëpo ai tashmë ishte thyer, por vazhdonte ende të punonte, ndërsa holandezi tha se “po punon ende”.

Mesfushori i Liverpoolit më pastaj filloi të këndonte “Allez, Allez, Allez”, së bashku me 500 mijë tifozët që kishin dalë në rrugë për t’i pritur atë nga udhëtimi që e përfunduan me sukses në Madrid.

Lexo po ashtu Gjysmë milion njerëz dolën në rrugët e Liverpulit për ta festuar triumfin e madh

Wijanldum ishte njëri ndër lojtarët kryesorë të Liverpoolit në këtë sezon, pasi shënoi dy gola në përmbysjen e rezultatin 4-0 ndaj Barcelonës në Anfield, derisa pati paraqitje të mirë edhe ndaj Tottenhamit në natën e kaluar. /Telegrafi/

Exit mobile version