Telegrafi

Tjera imazhe të Arta Nitajt dhe Arta Elezajt nga seti i ri fotografik, ato duken atraktive me veshje sportive

(Foto: Instagram/artaanitaj/artaelezaj)

Arta Nitaj dhe Arta Elezaj vazhdoj të jenë në qendër të vëmendjes së faqeve rozë sa herë që shpërndajnë imazhe në rrjetet sociale.

Dy bukuroshet janë mjaft të ndjekura në Instagram, ku fansat i presin me kërshëri postimet e tyre të reja.

Gjatë këtyre ditëve, ato kanë realizuar një fotosesion, në të cilin kanë pozuar me tuta sportive.

(Foto: Instagram/artaanitaj)

Dhe derisa ditë më parë i shpërndanë disa fotografi paralajmëruese, bukuroshet kanë shpërndarë të tjera poza nga ky set.

Lexo po ashtu Arta Nitaj dhe Arta Elezaj pozojnë sërish bashkë në një fotosesion me tuta sportive

Në ndërkohë, nuk mungojnë edhe fotografitë e përbashkëta të vajzave shumë komentuara, të cilat krahas pjesës profesionale kanë edhe shoqëri të përbashkët.

(Foto: Instagram/artaelezaj))

Për më shumë, që të dyja u bënë të njohura për publikun e gjerë si aktore të serialit të popullarizuar komik, “O Sa Mirë”.

Ndërsa në fillimvit kishin udhëtuar bashkë për pushime drejt Dubait në Emiratet e Bashkuara Arabe, të shoqëruara nga bukuroshet tjera, Kejvina Kthella dhe Stina Bojku. /Telegrafi/

(Foto: Instagram/artaanitaj)

 

(Foto: Instagram/artaanitaj/artaelezaj)