Drita po vazhdon që të bëjë emër në futbollin e Kosovës, ku sot u shpall kampion, që është hera e tretë në histori të klubit.
Në një sezon si ky ku kishte rënie e ngritje, pushime, e në mes të pandemisë së coronavirusit, Drita arriti të marr më së shumti pikë, ku një javë para mbylljes së kampionatit u shpall edhe kampion.
Titullin e parë kampion Drita e kishte fituar në sezonin 2002/2003, kur në krye të klubit ishte kryetari Selami Osmani – Bezi.
Dritës iu deshën 15 vite që të kthehet te titulli, ky mes këtyre viteve, kishte rënë dy herë nga Superliga, duke luajtur në Ligën e Parë.
Titulli i dytë erdhi pasi klubi u mor nga Flamur Bunjaku dhe Valon Murseli, ndërsa trajner ishte Bekim Isufi.
Titulli i tretë që erdhi këtë vit nën drejtimin e Ardian Nuhiut, e vendos Dritën në mesin e klubeve më të trofeshme në Kosovë nga paslufta.
Drita deri tani ka tubuar 68 pikë, kur ka mbetur edhe një ndeshje për tu zhvilluar, duke e lënë vendin e dytë Gjilanin me tri pë më pak, por me ndeshje të ndërsjellta më të mira.
Drita tani ka tre tituj kampion, sikurse Besa dhe Feronikeli, ndërsa e para është Prishtina me shtatë tituj. /Telegrafi/