Telegrafi

Titujt e mediave serbe pas humbjeve të Kosovës dhe Shqipërisë

Ndeshja e Kosovës në kualifikimet për Kampionatin Botëror, ‘Rusia 2018’, natyrisht se ka tërhequr edhe vëmendjen e mediave serbe. Ata kanë raportuar edhe për humbjen e Shqipërisë.

“Islanda fitoi ndaj të ashtuquajturës Kosovë” – shkruan Kurir.

Lexo po ashtu Kosova humb nga Islanda, por na bën krenarë me paraqitjen (Foto/Video)

“Shqiptarët ranë në Itali” – është titulli i Kurir për Shqipërinë.

Titulli i Blic është më i thjeshtë: “Islanda festoi ndaj Kosovës”, ndërsa referenca për humbjen e Shqipërisë është “Gëzohen italianët”.

Derisa lajmin për hedhjen e fishekzjarrëve në stadium, Kurir e ka raportuar me titullin: “HULIGANËT SHQIPTARË KRIJOJNË KAOS: Nga bombat me tym është ndërprerë ndeshja ndërmjet Italisë dhe Shqipërisë”.

Edhe titulli i B92 është më i zakonshëm: “Humbje e Kosovës në Shkodër”.

Lexo po ashtu Italia e fortë për Shqipërinë, zbehen gjasat për kualifikim (Video)

Kujtojmë që Kosova pësoi me rezultat 1-2 nga Islanda, përkundër ndeshjes mbresëlënëse, ndërsa Italia fitoi kundër Shqipërisë më rezultat 2-0. /Telegrafi/