Ndeshja e Kosovës në kualifikimet për Kampionatin Botëror, ‘Rusia 2018’, natyrisht se ka tërhequr edhe vëmendjen e mediave serbe. Ata kanë raportuar edhe për humbjen e Shqipërisë.
“Islanda fitoi ndaj të ashtuquajturës Kosovë” – shkruan Kurir.
“Shqiptarët ranë në Itali” – është titulli i Kurir për Shqipërinë.
Titulli i Blic është më i thjeshtë: “Islanda festoi ndaj Kosovës”, ndërsa referenca për humbjen e Shqipërisë është “Gëzohen italianët”.
Derisa lajmin për hedhjen e fishekzjarrëve në stadium, Kurir e ka raportuar me titullin: “HULIGANËT SHQIPTARË KRIJOJNË KAOS: Nga bombat me tym është ndërprerë ndeshja ndërmjet Italisë dhe Shqipërisë”.
Edhe titulli i B92 është më i zakonshëm: “Humbje e Kosovës në Shkodër”.
Kujtojmë që Kosova pësoi me rezultat 1-2 nga Islanda, përkundër ndeshjes mbresëlënëse, ndërsa Italia fitoi kundër Shqipërisë më rezultat 2-0. /Telegrafi/