Telegrafi

Tite publikon listën e Brazilit për dy ndeshjet e radhës, ftohen Paqueta e Vinicius Jr  

Trajneri i Kombëtares së Brazilit, Tite ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për dy ndeshjet e ardhshme miqësore të Selecaso, ku nuk mungojnë befasitë.

Brazili do të luaj dy ndeshje miqësore gjatë muajit mars në kuadër të përgatitjeve para fillimit të Copa Americas, e fila fillon në qershor.

Tashmë trajneri i ekipit kombëtar ka publikuar listën për këto dy ndeshje, ndaj Panamasë më 23 mars dhe tri ditë më vonë ndaj Republikës së Çekisë.

Lexo po ashtu Hidhet shorti për Copa America 2019 - Brazili, Argjentina dhe Uruguai lider të grupeve

Në këtë listë nuk mungojnë befasitë si Lucas Paqueta i Milanit dhe sulmuesi i Real Madridit, Vinicius Jr që ftohet për herë të parë.

Në listë mungojnë disa nga yjet si Neymar, Marcelo dhe Fernandinho, për arsye të ndryshme.

Skuadra e plotë Brazilit:

Portier: Alisson, Ederson, Weverton;

Mbrojtës: Dani Alves, Danilo, Filipe Luis, Alex Sandro, Miranda, Marquinhos, Thiago Silva, Eder Militao;

Mesfushor: Casemiro, Arthur, Fabinho, Allan, Coutinho, Felipe Anderson, Paqueta, Everton;

Sulmues: Firmino, Vinicius Jr, Gabriel Jesus, Richarlison

/Telegrafi/