Site icon Telegrafi

Asokohe ishte kulmi i teknologjisë, sot duket qesharake – “Titanic” bëhet sërish hit në internet për shkak të një skene

Jack (Leonardo DiCaprio) dhe Rose (Kate Winslet) në "Titanic" (Foto: Paramount Pictures)

Filmi kult i vitit 1997, “Titanic”, është bërë sërish i popullarizuar ditët e fundit në rrjetet sociale dhe një skenë në TikTok ka tërhequr vëmendje të veçantë.

Gjegjësisht, një nga përdoruesit e rrjetit social ka shpërndarë një skenë që dukej shumë “e rreme” dhe shumë janë tronditur që nuk e kishin vënë re më parë.

“E kam shikuar ‘Titanic’ një milion herë dhe vetëm tani, kur isha i shtrirë i sëmurë në shtëpi, e kuptova sa false ishte kjo skenë”, thuhej në përshkrimin e videos.

Lexo po ashtu Filmi "Titanic" ngjitet në pozitën e dhjetë në Amazon Prime pas tragjedisë së nëndetëses Titan

Skena nga videoja ndodh menjëherë pasi Titaniku nisi lundrimin. Kamera tregon pasagjerët në kuvertë – të krijuar me ndihmën e imazheve të krijuara nga kompjuteri (CGI).

@jessveraaa

mind blown 🤯 #titanic

♬ original sound – Jess Vera

Ndërsa kjo metodë dikur ishte mjaft e popullarizuar, duke pasur parasysh aftësitë e sotme të efekteve speciale që i bëjnë skenat të duken realiste – kjo skenë dukej qesharake për shumë njerëz.

“Nuk do ta kishit vënë re në kasetë”; “Televizionet tona moderne po i shkatërrojnë filmat e vjetër”; “Kur ‘Titanic’ ishte në kinema nuk e vinim re këtë, sepse ishte kulmi i teknologjisë (së atëhershme)”, ishin vetëm disa nga komentet.

Videoja e përmendur është parë pothuajse 20 milionë herë në TikTok dhe shumë njerëz kanë shkruar se tani duhet ta shikojnë sërish filmin ikonik. /Telegrafi/

Exit mobile version