Site icon Telegrafi

Tiranë: U kapën duke shitur kanabis, arrestohen pesë persona (Video)

Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin “Qelqi”, me ç’rast janë arrestuar në flagrancë pesë shtetas dhe janë sekuestruar rreth 30 kg lëndë e dyshuar kanabis sativa, si dhe një armë pa leje tip “Shotgun “.

Personat e arrestuar janë: I. Z. 46 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë, F. Z. 20 vjeç, banues në Tiranë,  G. B., 32 vjeç, banues në Tiranë, O. S., 24 vjeç, banues në Tiranë dhe D. A., 17 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohen se kryenin aktivitetin e kundraligjshëm të shitjes së lëndëve narkotike të dyshuar të llojit Kanabis Sativa drejt personave të ndryshëm në zonën e Kombinatit, Yzberishtit dhe Kasharit.

Për këta shtetas kishte informacione policore se posedonin një sasi të konsiderueshme me lëndë narkotike  dhe këtë sasi e mbanin të fshehur në banesën e shtetasit Ilir Zyberi, ku më pas do të bënin shitjen e saj.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit, Ilir Zyberi është bërë neutralizimi dhe prangosja në flagrancë e shtetasve të sipërshënuar të cilët po organizonin shitjen e lëndës së dyshuar.

Sipas Policisë, në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 5 (pesë) thasë me forma dhe përmasa të ndryshme me lëndë të dyshuar narkotike të llojit Kanabis Sativa, 1 armë e llojit “SHOTGUN”, 3 telefona celular, 1 palë pranga dhe 1 thikë

Materialet iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprat penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike në bashkëpunim dhe “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”.

Exit mobile version