Në autostradën Durrës-Tiranë, përballë një qendre tregtare mësohet se ka marrë flakë automjeti tip “Land Rover”, me targa të Maqedonisë, në pronësi të personit R. I, kanë publikuar mediat shqiptare, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Policia ka bërë të ditur se zjarri që ka kapluar automjetin nuk ka shkaktuar dëmtime në njerëz por vetëm dëme materiale.
Nga hetimet paraprake dyshohet se shkak i zjarrit është një shkëndijë elektrike. Grupi hetimor në vendngjarje është duke vijuar veprimet hetimore dhe së shpejti pritet të del me informata më të detajuara./Telegrafi/