Site icon Telegrafi

Tiranë, e mitura lind fëmijën dhe e braktis në maternitet

Një e mitur nga Librazhdi ka braktisur foshnjën e porsalindur. Ngjarja ka ndodhur në maternitetin “Koço Gliozheni” në Tiranë, ku 14-vjeçarja është larguar në drejtim të paditur.

Sipas policisë së kryeqytetit, nëna e re ishte e vetme dhe ka braktisur në maternitetin e ri, foshnjën e sapolindur.

Burimet policore shtojnë se 14-vjeçarja me inicialet M. M., pas lindjes së vajzës është larguar menjëherë, pa lënë gjurmë.

Gjithashtu policia ka bërë të ditur se e mitura është banuese në fshatin Prevallë të Librazhdit.

Exit mobile version