Telegrafi

Tiranë, arrestohet personi që iu kapën 50 kg kanabis

Policia e Tiranës arrestoi në flagrancë 49-vjeçarin Fatmir Halili, banues në kryeqytet.

Në finalizimin e operacionit “Kodrina”, forcat blu e arrestuan shtetasin në fjalë për mbajtje lëndësh narkotike, konkretisht kanabis sativa.

Gjatë kontrollit të forcave të Komisariatit numër 6 të Tiranës u gjetën si provë materiale disa thasë me 50 kg kanabis, 9 pako të ngjitura me natriban me kanabis, si dhe disa degë bime të dyshuar kanabis me peshë 50 kg.

Ndaj 49-vjeçarit Fatmir Halili do të ngrihet akuza për veprën penale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.