Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin Krujë-Qafshtamë mbrëmjen e së dielës, ku një 18-vjeçar ka humbur kontrollin e mjetit që drejtonte.
Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe dy persona të tjerë të moshës 14 dhe 15 vjeç.
“Rreth orës 21:05, në aksin rrugor Krujë-Qafshtamë, një automjet me drejtues shtetasin H. A., rreth 18 vjeç, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.
Si pasojë e daljes nga rruga është dëmtuar shtetasi K. R., rreth 15 vjeç, i cili bashkë me drejtuesin e mjetit ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën, ndërsa shtetasi A. A., rreth 14 vjeç, ndodhet në gjëndje të rëndë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njoftoi policia.