Site icon Telegrafi

Tirana zyrtare dënon thirrjet antishqiptare gjatë festimit të Ilindenit në Krushevë

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë ka dënuar ashpër përdorimin e gjuhës së urrejtjes dhe brohoritjeve raciste antishqiptare në shënimin e djeshëm të festës së Ilindenit në “Meçkin Kamen” në Krushevë.

Tirana zyrtare shpreson se sjelljet e tilla të pahijshme do të mbesin vetëm një rast i izoluar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Lexo po ashtu “Shqiptari i vdekur, shqiptari i mirë” – dalin pamjet nga thirrjet raciste kundër shqiptarëve në Krushevë (Video)

“Besojmë se kjo është sjellje e një grupi të vogël njerëzish të nxitur nga ndjenja ekstreme nacionale dhe shpresojmë se incidente të tilla, të cilat përfshijnë urrejtje etnike, do të mbesin të izoluara. Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë u bën thirrje institucioneve përgjegjëse të zbatojnë hetim kundër nxitjes së dhunës dhe t’i nxjerrë para drejtësisë”, thuhet në reagim.

Më tej shtohet se Shqipëria dhe shqiptarët janë dhe do të mbesin çdoherë miq të Maqedonisë.

“Ne besojmë në vlerat e bashkëjetesës, në harmoni dhe bashkëpunim midis vendeve tona dhe qytetarëve tanë”, theksohet në reagimin e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë./Telegrafi/

Exit mobile version