Raporti i fundit i publikuar nga Agjencia Kombëtare i Mjedisit ka nxjerr në pah se norma prej 55 decibel e nivelit të zhurmës e përcaktuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, tejkalohet si ditën ashtu edhe natën.
Përgjatë ditës më e zhurmshmja është kryeqendra e vendit, ku norma e tejkalohet me 17.23% , ndërsa pasohet nga Vlora me 19,94%, Berati 12,10%, Korça 11,49%, Gjirokastra 10,18%, Saranda 9,3% dhe i fundit renditet qyteti i Fierit 8,45% . Edhe natën, Tirana sërish është e para përsa i takon nivelit te zhurmave duke e tejkaluar me 24,91 % nivelin e zhurmave, ndërsa i vetmi qytet i qetë dhe brenda normave është Berati.
Në Tiranë, niveli i lartë i zhurmave lidhet me numrin e lartë të popullsisë dhe makinave ne qarkullim.
Gjatë ditës “Rruga e Elbasanit” rezulton të jetë me nivelin më të lartë të zhurmës, për t’u pasuar me “Kryqëzimin te Selvia ”dhe “Kryqëzimin te 21 Dhjetori”.
E ndërsa natën, zona më e zhurmshme në kryeqytet është Lapraka dhe më e qeta pallati i kongreseve.
Ky nivel i lartë i zhurmës sipas ekspertëve vjen si pasojë e fluksit të madh të automjeteve, gjendjes se tyre motorike të amortizuar, ndërtimet, mungesa e brezit mbrojtës të gjelbër midis zonave të banuara dhe rrugëve kryesore, mos zbatimi i teknikave për minimizimin e zhurmave në ndërtimin e rrugëve, si dhe mungesa e zonave të qeta në qytete.
Nëse do të shohim aspektin shëndetësor, mjeket thonë se niveli i lartë i zhurmave dëmton dëgjimin, shkakton ankthe si dhe favorizon pagjumësinë. /Telegrafi/