Site icon Telegrafi

Tirana nis ndërtimin e memorialit për Mit’hat Frashërin

Publicist, shkrimtar, përkthyes, albanolog, diplomat, veprimtar i çështjes kombëtare, politikan, nënshkrues i Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë… Mit’hat Frashëri do të prehet në Atdhe, pranë Vëllezërve Frashëri, në Parkun e Madh.

Bashkia e Tiranës, ka nisur punën për ndërtimin e memorialit dhe rigjenerimin e zonës përreth me bimësi e gjelbërim dekorativ.

Ceremonia shtetërore e kthimit në atdhe të eshtrave do të organizohet gjatë javës përkujtimore të 110-vjetorit të Kongresit të Manastirit, e cila përkon me një nga kremtimet madhore të Vitit Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut.

Mit’hat Frashëri lindi në Janinë në vitin 1880. Aktualisht eshtrat e tij prehen në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku ai ndërroi jetë në vitin 1949. /ABC/

Exit mobile version