Tirana renditet si qyteti i katërt më i rrezikshmi në Evropë, në një sondazh të kryer nga “The Top Tens”, një website i njohur britanik për sondazhet.
Në vend të parë është Moska e pasuar nga Glasgou, Skocia dhe Sarajeva. .
“E gjithë bota ka dëgjuar për mafian shqiptare, për trafikun e drogës, trafikimin e njerëzve, vrasjet, përdhunimet, etj. Ata kontrollojnë mbi 40% të trafikut të drogës në botë. Janë të rrënjosur thellë në Ballkan që nga shekulli i 15-të:, thuhet në përshkrimin për Tiranën, transmeton Lapsi.al.
Në raportet e FBI-së thuhet se mafia shqiptare është 1 nga 3 organizatat mafioze më të mëdha në botë ndërsa në raportet e Interpolit thuhet se mafia shqiptare është organizata e dytë më e madhe mafioze në botë.
Renditja:
1-Moskë (Rusi)
2- Glasgou (Mbretëri e Bashkuar)
3- Sarajevë (Bosnje-Hercegovinë)
4- Tiranë (Shqipëri)
5- Napoli (Itali)
6- Beograd (Serbi)
7- Nottingham (Mbretëri e Bashkuar)
8- Malmo (Suedi)
9- Sofie (Bullgari)
10- Limerick (Irlandë)