Telegrafi

Tirana mposhtet nga Besiktasi

Tirana ka humbur në udhëtim te Besiktasi me rezultat 3-1 në ndeshjen e vlefshme për raundin e dytë kualifikues në Ligën e Konferencës.

Klubi shqiptar nuk ka arritur t’i bëjë ballë turqve nga Stambolli në ndeshjen e parë të raundit të dytë të zhvilluar në “Vodafone Park” të Stambollit.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim të vendasve, të cilët shënuan edhe dy gola.

Fillimisht ishte Onur Bulut (21’), i cili shënoi për epersinë 1-0, ndërsa Jackson Muleka (42’) shënoi për 2-0.

Në pjesën e dytë, përsëri vendasit ishin skuadër më e mirë, por Tirana arriti të shënojë e para duke i rrezikuar fitoren.

Megjithatë, Besiktasi shënoi edhe të tretin.

Kaina Nunes (83’) u përkujdes për të ngushtuar epërsinë 2-1, ndërsa Semih Kilicsoy (90+) vulosi rezultatin përfundimtar 3-1.

Ndeshja e radhës zhvillohet pas një jave në “Air Albania Stadium” në Tiranë. /Telegrafi/