Diabeti është sëmundje e përjetshme e cila i rritë nivelet e sheqerit në gjak të pacientit
Përderisa shumica e personave me tip 1 të diabetit lindin me atë sëmundje, tipi 2 mund të vjen në çdo kohë.
Me tipin 2 të diabetit, pankreasi nuk prodhon mjaftueshëm insulinë ose qelizat e trupit nuk i reagojnë insulinës.
Hormoni insulinë – i cili prodhohet nga pankreasi – është përgjegjës për kontrollimin e sasisë së glukozës në gjak, transmeton Telegrafi.
Simptomat e tipit 2 të diabetit përfshijnë etje më të madhe, një rritje të papritur të apetitit, humbje të pashpjeguar të peshës dhe nevojën e vazhdueshme për të urinuar.
Por, sëmundjen mund ta vëreni vetëm përmes pamjes që ka urina juaj.
Urina e turbullt mund të jetë shenjë e problemeve të sheqerit në gjak dhe diabetit, paralajmëron nutricionisti Dr. Josh Axe.
Në sajtin e tij, ai ka shkruar: “Disa sëmundje, si diabeti dhe sëmundjet e zemrës, ndikojnë në sisteme të ndryshme të trupit, madje edhe në traktin urinar dhe e shkaktojnë urinën të shfaqet më e turbullt. Ngjyra, aroma dhe sasia e aromës gjithashtu mund të jenë indikatorë kur diçka nuk është në rregull.
Ngjyra e shëndetshme e urinës është e verdhë e zbehtë, dhe çdo ngjyrë tjetër më e errët mund të jetë indikator se keni ndonjë sëmundje”. /Telegrafi/