InSight e dërguar nga NASA, ka kapur tingullin e ‘pluhurit të djallit’ në ditët e para të qëndrimit në Mars. Sipas agjencisë hapësinore, kjo është hera e parë që dëgjohet diçka në planetin e kuq.
Sensorët e pajisjes hulumtuese, kapën një gjëmim të dobët të shkaktuar nga era dhe presioni që kishte shpejtësi prej pesë deri në shtatë kilometra në orë, teksa lëvizte nga veriperëndimi për në juglindje – regjistrim i cili, është në rreze të dëgjueshmërisë së njeriut, transmeton Telegrafi.
NASA bëri të ditur se tingulli është kapur më një dhjetor, derisa zona ku ndaloi fluturakja u përfshi prej të ashtuquajturit pluhur djalli. Dridhjet janë regjistruar në një shkallë të ulët, që mund të dëgjohen vetëm prej atyre me dëgjim të mprehtë, duke shfrytëzuar dëgjuese dhe amplifikator.
Për ta bërë sa më të pastër, audios i janë shtuar dy oktava që të dëgjohet më lehtë prej llaptopit apo telefonit te zgjuar.
Derisa InSight nuk është dërguar për të mbledhur tingujt e erërave marsiane, hulumtuesit nga NASA kanë thënë se këto të dhëna janë mbledhur pa dashje dhe gjithçka ka ndodhur në bazë të terrenit të përshtatshëm. /Telegrafi/