Site icon Telegrafi

“Tinguj ditari”, performancë live dhe fishekzjarre! Koncerti i Alban Skënderajt ‘ndriçon’ kryeqytetin (Foto/Video)

Këngëtari i njohur Alban Skënderaj ka sjell sonte (e enjte) koncertin e tij “Tingujt e ditarit tim” në Prishtinë.

Mes një orkestër të madhe ku gjithçka u interpretua live, Albani bëri një paraqitje dinjitoze të këngëve të tij ndër vite.

Koncerti, i cili u mundësua nga ProCredit Bank, solli një atmosferë të këndshme në oborrin e Bibliotekës Kombëtare në Prishtinë.

Alban Skënderaj në koncertin “Tingujt e ditarit tim” në Prishtinë. Foto: ProCredit Bank

Një befasi shumë e këndshme për publikun, i cili për këtë koncert ishte në masë të madhe, ishin fishekzjarret në fund të performancës, të cilat zgjatën për disa minuta dhe mund të thuhet lirshëm se ‘ndriçuan’ kryeqytetin.

Moti pak i vranët dhe me shi nuk i pengoi aspak publikun që të kënaqeshin në këtë koncert, duke ‘u ngrohur’ me performancën e Alban Skënderajt, dhe orkestrën që e shoqëruan gjatë kësaj mbrëmje.

Në vazhdim ju prezantijmë me disa imazhe nga koncerti, dhe atmosfera e fishekzjarreve e krijuar sonte në Prishtinë. /Telegrafi/

Fishekzjarret në oborrin e Bibliotekës, për koncertin e këngëtarit Alban Skënderaj

Exit mobile version